Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Erdogan në Uashington, takohet me Trump: Sistemi raketor rus, problem serioz

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2019, 18:00 | Bota
Erdogan në Uashington, takohet me Trump: Sistemi raketor rus, problem

Presidenti amerikan, Donald Trump, priti homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, në Shtëpinë e Bardhë dhe zhvilluan një bisedë mjaft konstruktive.

Megjithatë, në konferencën e përbashkët për shtyp ripërsëritën shqetësimet e hershme. Trump kritikoi Turqinë për blerjen e sistemit raketor S-400 nga Rusia, ndërsa nënvizoi se bashkë me NATO-n do të përpiqen ta rregullojnë këtë problem serioz.

Nga ana tjetër, Erdogan tha se kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me anë të dialogut. Gjithashtu presidenti turk, përdori këtë vizitë në Uashington për t’i treguar homologut amerikan një video propagande kundër kurdëve.

Ndër të tjera, Erdogan, ripërsëriti thirrjen e tij për ekstradimin e imamit, Fetullah Gylen, të cilin e fajëson për grushtin e shtetit të tre viteve më parë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani