Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

FMN në Tiranë. Misioni ndërkombëtar, takim me Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2019, 10:31 | Ekonomi
FMN në Tiranë. Misioni ndërkombëtar, takim me Bankën e

Teksa në Kuvend kanë nisur diskutimet për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, në Tiranë ka mbërritur misioni i Posaçëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Përfaqësuesit e FMN-së kanë zhvilluar një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndërsa do të pritet në ditët në vijim edhe nga drejtuesit e Ministrisë së Financave.

Mësohet se në fokus të diskutimit do të jenë ecuria e ekonomisë, por edhe buxheti i vitit të ardshëm. 

Ndërkohë, gjatë vizitës së fundit, FMN-ja kishte lënë edhe disa porosi për ekzekutivin, lidhur me shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, si dhe monitorimin e vazhdueshëm të kontratave të Partneritetit Publik Privat, i evidentuar si një nga rreziqet që po pengon zhvillimin ekonomik të vendit.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani