Kontroll i sheqerit në gjak falas në Ditën Botërore të Diabetit – A2

Kontroll i sheqerit në gjak falas në Ditën Botërore të Diabetit

Sot është Dita Botërore e Diabetit dhe në kuadër të saj, në Tiranë por edhe disa qytete të tjera të vendit, bëhet kontrolli i sheqerit në gjak falas për këdo që është i interesuar.

Diabeti është një sëmundje që po njeh gjithnjë e më shumë raste në vend dhe mjekët japin alarmin se po fillon të shfaqet edhe tek moshat e reja. 

Më të rrezikuar nga kjo sëmundje janë personat mbipeshë dhe ata me presion të lartë të gjakut. Bluzat e bardha shtojnë se për ta parandaluar atë nevojiten ushqimet me pak sheqer, nivel të ulët yndyre dhe produkte të pasura me fibra.

Në vendin tonë regjistrohen rreth 80 mijë të prekur nga diabeti.

Shkarkoni aplikacionin e A2