Legjenda e golfit Tiger Woods do të tërhiqet në moshën 50-vjeçare – A2

Legjenda e golfit Tiger Woods do të tërhiqet në moshën 50-vjeçare

Pas gjashtë vjetëve, një muaji dhe 16 ditësh, Tiger Woods do të tërhiqet nga golfi. Ekzaktësisht pas 2,238 ditëve do të flasim për lamtumirën e një prej emrave më të mëdhenj të këtij sporti.

Ai që ka qenë padyshim numri një i golfit gjatë çerekshekullit të fundit, prej 31 dhjetorit të vitit 2025 do të largohet nga sporti. Konfirmimi është dhënë nga Woods, përpara një turneu në Australi.

Woods është ndoshta personazhi i golfit më i njohur në botë

“Do të tërhiqem sapo të mbush 50-vjeç. Pas golfit do të qëndroj mes natyrës dhe do t’i dedikohem pasioneve të mia: gjahut, peshkimit dhe zhytjeve”, tha kampioni amerikan.

Pas disa viteve të errëta, Woods u kthye te sukseset gjatë 2019-ës në eventet e Augustas dhe Japonisë, duke barazuar rekordin me 82 triumfe të Sam Sneed.

Shkarkoni aplikacionin e A2