Lëvizja për Universitetin: Më 4 dhjetor, studentët sërish në protestë – A2

Lëvizja për Universitetin: Më 4 dhjetor, studentët sërish në protestë

Me anë të një njoftimi në “Facebook”, Lëvizja për Universitetin ka bërë të ditur se do të rinisin protestat e studentëve.

“Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, theksohet edhe arsye se pse studentët duhet të dalin në protestë: “Ligjit të arsimit të lartë; Financimit të universiteteve private me paratë tona; Abuzimit me të drejtat e studentëve; Arsim cilësor; Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë; Përgjysmimin e të gjitha tarifave; Votë të barabartë studentë-pedagogë; Kushte dinjitoze studimi dhe jetese; Perspektivë punësimi profesional”.

Bëhet e ditur se protesta do të organizohet te Ministria e Arsimit në orën 11:00. “Ne do të fitojmë! Bashkë me studentët, e gjithë shoqëria!”, mbyllet njoftimi i Lëvizjes për Universitetin.

Shkarkoni aplikacionin e A2