Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Presidenca njofton organizimin e ceremonisë së betimit të gjyqtarëve të Kushtetueses

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2019, 14:46 | Politikë
Presidenca njofton organizimin e ceremonisë së betimit të

Presidenti i Republikës do të organizojë sot ceremoninë e betimit të tre anëtarëve të reja të Gjykatës Kushtetueses.

Në njoftimin zyrtar, Presidenca thotë se në orën 19:00 do të bëhet betimi i Elsa Toskës, në 19:30 betohet Marsida Xhaferllari dhe në 20:00, Fiona Papajorgji.

Toska dhe Papajorgji u votuan të hënën në Parlament duke marrë të dyja votat e nevojshme, ndërsa Xhaferllari u dekretua një ditë më parë nga Presidenti.

Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.

A2 CNN Livestream

Dita jonë