Presidenti Meta vlerëson me Titullin “Mjeshtër i Madh” atleten Luiza Gega – A2

Presidenti Meta vlerëson me Titullin “Mjeshtër i Madh” atleten Luiza Gega

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” atleten, Luiza Gega. Kreut të Shtetit, i dorëzoi Titullin kampiones së atletikës shqiptare me motivacionin: “Për talentin, karakterin dhe profesionalizmin e treguar në arritjen e rezultateve të larta në sportin e atletikës në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlera të mëdha si atlete e niveleve botërore, shembull frymëzimi për të gjithë sportistët e rinj e të reja”.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Ilir Meta tha se Luiza Gega është një atlete e përmasave botërore që ka dhënë gjithçka për atletikën.

“Ajo ka dhënë gjithçka për sportin që dashuron aq shumë, për atletikën. Luiza është një atlete e përmasave botërore. Si sportiste ka thyer rekorde, ka fituar në gara të rëndësishme shumë të ndërkombëtare dhe na ka frymëzuar të gjithëve me rezultatet e saj, në kampionatet Botërore, Europiane, Ballkanike e Lojërat Mesdhetare. Serioziteti e sakrificat në punën e saj janë themeli i sukseseve të shumta. Luiza vazhdon të kontribuojë me performancën e saj, jo vetëm në rezultatet e larta kombëtare dhe ndërkombëtare, por me personalitetin e saj ajo është bërë një shembull i rritjes së identitetit dhe imazhit tonë kombëtar”, tha Ilir Meta

Shkarkoni aplikacionin e A2