Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit – A2

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Rrugën e Kombit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një automjet ka përplasur një person që ishte duke kaluar rrugën pranë fshatit Gëziq të Mirditës, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërkohë që policia në vendngjarje po heton për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Shkarkoni aplikacionin e A2