Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Basha: Po të bëheni bashkë të gjithë, kjo qeverie bie për 24 orë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 12:46 | Politikë
Basha: Po të bëheni bashkë të gjithë, kjo qeverie bie

Gjatë një takimi me fermerët në Urën Vajgurore, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri thirrje që njerëzit të mos e shesin votën.

“Kjo qeveri ka ndërtuar një mekanizëm me kriminelët që blejnë votën. Por ka edhe njerëz që e shesin votën. Unë kam për detyrë që sa herë shitet vota, keni shitur fëmijët tuaj, keni shitur gjakun tuaj, keni shitur djersën tuaj. Dhe për atë grusht mielli, grusht lekësh që shisni 4 vjet, keni shitur veten tuaj njësoj siç shiten bagëtitë në tregun e Roskovecit apo Milotit”, tha Basha. “Unë kam për detyrë t’ju them se përpara keni një alternativë europiane, një parti europiane, një kandidat për kryeministër europian që është gati t’ju ndihmoj, që di t’ju ndihmoj, që do t’ju ndihmoj, që ka vendosmërinë t’ju ndihmoj”.

Basha shtoi se kriza politike zgjidhet vetëm me zgjedhje. “Nëse të gjithë bëhemi bashkë dhe nuk lejojmë e nuk pranojmë shitjen e votës, nëse të gjithë bëhemi bashkë me shpirt dhe me mendje për një Shqipëri të vlerave të vërteta dhe jo të krimit, kjo qeveri bie për 24 orë. Qëllimi është të bëhemi të gjithë bashkë të sjellim sa më parë ditën e votimit për të sjellë një Shqipëri europiane”, tha kreu i PD.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani