Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Është qen i tërbuar, të rrihet për vdekje me shkop”, Peniani ofendon zëvendëspresidentin amerikan

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 16:20 | Bota

Media shtetërore e Koresë së Veriut sulmon ish-zëvendës presidentin amerikan, Joe Biden, pasi ky i fundit kritikoi liderin Kim Jong-un.

KCNA nuk pohon se Biden ofendoi udhëheqësin suprem, por kandidati demokrat shpeshherë ka dënuar politikat e presidentit Donald Trump, duke thënë se po përkëdhel një diktator vrastar.

Duke shkruar gabim emrin e Biden, media shtetërore e Penianit, thotë se ish-zëvendëspresidenti po tregon shenja çmendurie dhe se ka ardhur koha që ai të largohet nga kjo jetë.

“Qentë e tërbuar si Biden, mund të lëndojnë shumë persona nëse lejohen të drejtojnë. Ata duhet të rrihen për vdekje me shkop, përpara se të jetë tepër vonë”, shkruan KCNA. Gjatë shkrimit, kjo media vlerëson marrëdhënien e veçantë mes Kim Jong-un dhe presidentit Trump.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu