Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Fitore e mundimshme për Zvicrën, me një këmbë në Europian

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 22:43 | Futboll
Fitore e mundimshme për Zvicrën, me një këmbë në

Zvicra ka marrë një fitore të mundimshme në ndeshjen e parafundit eliminiatore për Euro 2020 e vlefshme për grupin D duke mundur minimalisht me rezultatin 1-0 ekipin e Gjeorgjisë.

Ndeshja pothuajse u luajt me një portë, pasi 3-pikëshi ishte shumë i rëndësishëm për helvetët për të marrë vendin e dytë në grup që siguron një kualifikim të menjëhershëm në Europian.

Zviceranët, të udhëhequr nga Granit Xhaka, vuajtën shumë deri në gjetjen e golit në minutën  e 77 të takimit nga i riu Itten.

Me këtë fitore skuadra e Petkoviç është pothuajse e kualifikuar në finalet e Europianit pasi në ndeshjen e fundit do të përballet me Gjibraltarin, i cili deri tani nuk ka grumbulluar asnjë pikë në 7 ndeshje eliminatore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu