Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Gjykata Kushtetuese njeh Marsida Xhaferllarin si anëtare të saj

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 15:17 | Aktualitet

Gjykata Kushtetuese njeh Marsida Xhaferllarin si anëtare të saj. Në një njoftim për mediat, Gjykata Kushtetuese ka listuar zonjën Xhaferllari si gjyqtare me kompetenca të plota, në listën e gjyqtarëve që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për të qenë anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

https://youtu.be/Mve9Q9nvJsk

“Lista e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që plotësojnë kushtet e parashikuara në Ligj, për të qenë Anëtarë të Keshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në mbështetje të nenit 221 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar me ligjin nr.47/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, sot, më 15.11.2019, Gjykata Kushtetuese i ka dërguar institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë listën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për të qenë anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

1. Znj. Vitore Tusha, gjyqtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese;

2. Z. Besnik Muçi, gjyqtar;

3. Znj. Elsa Toska, gjyqtare;

4. Znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare;

5. Znj. Fiona Papajorgji, gjyqtare.”

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese

Njoftimi i dytë pasoi një njoftim të mëparshëm, në të cilin thuhej se katër anëtarët e Gykatës Kushtetuese që janë në detyre, Vitore Tusha, Besnik Muçi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, nuk kishin marrë dot një vendim zyrtar për mandatin e asaj që pretendon të jetë kolegia e tyre e re, Arta Vorpsi.

Në një njoftim për mediat, Gjykata Kushtetuese sqaron se “edhe pas plotësimit të disa prej vakancave në përbërjen e saj, nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe vendosur në seancë gjyqësore lidhur me kërkesat që paraqiten përpara saj. Për këtë arsye ajo nuk mund të ushtrojë kompetencat e saj thelbësore apo juridiksionale lidhur me zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis pushteteve apo organeve kushtetuese, si dhe as ato kompetenca që lidhen me shqyrtimin e kushtetutshmërisë së akteve të nxjerra nga organet e pushtetit publik”.

Në mbledhje nuk ka qenë e pranishme Marsida Xhaferllari, ndërsa Arta Vorpsi ishte pikërisht ajo që kishte thirrur mbledhjen, duke u kërkuar që t’i njihnin mandatin.

Zonja Vitore Tusha i ka bërë të qartë se pa betimin në Presidencë nuk mund të nisë proceduralisht mandatin, ndërsa sipas Besnik Muçit është Xhaferllari anëtarja e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa Elsa toska dhe Fiona Papajorgji, të zgjedhura pak ditë më parë nga Kuvendi, kanë votuar pro mandatit të Vorpsit. Por duke qenë se janë darë në “barazim”, nuk është marrë një vendim zyrtar.

A2 ka kontaktuar me zonjën Vorpsi, e cila ka thënë se mandatin e ka marrë nga ligji. “I jam drejtuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese dhe drejtueses së saj dhe po pres fillimin, edhe administrativisht, të marrëdhënieve të punës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë