Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kamberi largohet nga grumbullimi i Kombëtares

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 17:57 | Futboll
Kamberi largohet nga grumbullimi i Kombëtares

Risia e listës së Kombëtares për ndeshjen e luajtur me Andorrën dhe atë të së dielës ndaj Francës ishte Florian Kamberi.

Megjithatë, sulmuesi 24-vjeçar që luan në Skoci me Hibernian nuk ka mundur të debutojë me kuqezinjtë në këto dy sfida.

Në ndeshjen ndaj Andorrës, Reja ishte i detyruar të mos e aktivizonte Kamberin, pasi ende nuk i kishte ardhur leja nga Zvicra, me të cilën kishte luajtur me ekipet e moshave, ndërsa tashmë mësohet se sulmuesi është larguar nga grumbullimi i Kombëtares.

Shkak për këtë është bërë një dëmtim që Kamberi ka pësuar në kavilje. Tashmë, debutimi me kuqezinjtë për 24-vjeçarin shtyhet për vitin e ardhshëm.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli