Mitsotakis kritikon Prespën, por shton “se duhet respektuar” – A2

Mitsotakis kritikon Prespën, por shton “se duhet respektuar”

Greqia ofron fjalë inkurajuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sa i përket hapjes së negociatave të anëtarësimit.

Gjatë takimit të zhvilluar me kryeministrin në detyrë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe homologun bullgar Boiko Borisov, në kuadër të samitit të 4-rt të Selanikut, numri një i ekzekutivit grek, Kriakos Mitsotakis u angazhua për ndërmarrjen e iniciativave të përshtatshëm në këtë drejtim.

“Pavarësisht rezervave, Bashkimi Europian po i mban dyert e hapura. Greqia dëshiron që të gjithë fqinjët e saj të integrohen në Bashkimin Europian”, deklaroi Mitsotakis.

Mitsotakis shtoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor do të promovonte paqe e stabilitet në rajon. Zaev tha pas takimit se kishte marrë inkurajim të fortë nga homologu grek gjatë samitit të Selanikut, dhe përsëriti se nuk ka alternativë tjetër për Shkupin përveç integrimit.

“Jemi të zhgënjyer”, tha ai, duke ju referuar vetos së presidentit francez Emmanuel Macron ndaj çeljes së negociatave. Mitsotakis përsëriti kritikat ndaj marrëveshjes së Prespës, por theksoi se duke qenë kusht i BE për nisjen e negociatave me Shkupin, duhet respektuar. 

Shkarkoni aplikacionin e A2