Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ngërçi në Kushtetuese, Meta kërcënon me shpërndarje të Kuvendit

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 11:02 | Politikë

Zgjedhja e anëtareve të rinj të Gjykatës Kushtetuese thellon krizën institucionale mes Presidentit Ilir Meta dhe Kuv4endit.  Meta ka dhënë një tjetër mesazh të fortë, sa i takon debatit për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Teksa në Kuvendi po diskutohet pikërisht kjo çështje, Presidenti Meta ka paralajmëruar se po afron dita e referendumit, ndërsa paralajmëroi edhe shpërndarjen e Parlamentit këtë të premte, duke thënë se shumica po përpiqet të kapë drejtësinë në vend.

“Nuk ka institucion më të rëndësishëm në Shqipëri se sa Kushtetuta. E cila ka vetëm një garant të pacenueshëm në integritetin e vet, Gjykatën Kushtetuese. Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën me qëllim kapjen e gjithë sistemit të drejtësisë, janë të vdekura, të dështuara”, tha Meta.

“Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese. Parlamenti me një dekret shpërndahet, Qeveria me një dekret shpërndahet. Presidenti, me një impechment shkarkohet, nga një Parlament legjitim. Përsëri shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë”, tha Meta.

“Për të gjithë ata që dinë të lexojnë Kushtetutën, e meqenëse po afron 22 nëntori, dita kur populli shqiptar votoi Kushtetutën me referendum, kam një paralajmërim të fundit për të gjitha ata që mendojnë se betimi i Ilir Metës me dorën në Kushtetutë ka qenë një proces formal apo ceremonial”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë