Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama: Meta ka humbur busullën. Ne nuk e kemi betejën me të, por me KÇK

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 11:30 | Politikë
Rama: Meta ka humbur busullën. Ne nuk e kemi betejën me të, por

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend, deklaroi se “Parlamenti është detyruar të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për një histori të zakonshme me Ilir Metën”.

Sipas Ramës, përplasja nuk është mes mazhorancës dhe Metës, por mes Metës dhe drejtësisë.

“Njeriu që e ka humbur busullën, e ka kthyer Presidencën në frëngji duke sulmuar nga të katër anët. Dhe natyrisht, është e kuptueshme pse Meta nuk kursen as partnerët strategjikë. Duke na vënë të gjithëve në një pozitë jokomode dhe të turpshme. Insinuon haptazi se këto përfaqësi të nderuara janë të korruptuara. Nuk ka më turp dhe pas kësaj nuk ka më as nevojë të zgjatemi e stërzgjatemi për të shpjeguar arsyet që na sjellin këtu”, tha Rama.

Më tej, kryeministri shtoi: “Këtë herë unë nuk do të merrem me Ilir Metën, por me drejtësinë. Është ende në ardhje dhe kërkon shumë durim dhe mbështetje nga ana jonë. Për të gjithë ata që ndjekin këtë episod të ri të historisë së vjetër, dua të them se përpara se ne të vendosnim dhe të bënim ateë që Kuvendi bëri duke zgjedhur dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese, brenda afateve, ne jemi dakortësuar 100% me aleatët strategjikë dhe i jemi referuar 100% ekspertëve të tyre”.

Rama theksoi se beteja e qeverisë nuk është me Presidentin, por me atë që e ka quajtur KÇK: "Sot, ajo që duhet të ishte drejtësi është rëndom padrejtësi, pas një numri prokurorësh e gjyqtarësh që janë pjesë e KÇK. Beteja jonë sot nuk është me Ilir Metën, por me KÇK".

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani