Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shi meteorësh në fundjavë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 18:23 | Bota
Shi meteorësh në fundjavë

Një shi i vërtetë meteorësh do të ndodhë këtë fundjave në “spektaklin” e përvitshëm të pagëzuar “Leonid”. I njohur për shkëlqimin dhe ngjyrat shpërthyese, shiu i meteorëve “Leonid” do të një pamje të pazakontë me pjesëza kozmike që udhëtojnë me 44 milje në sekondë.

Adhuruesit e këtyre fenomeneve do të kenë mundësinë të shohin 14-15 meteorë që kalojnë në një orë dhe pamja më e mirë do të jetë rreth mesnatës.

Nëse dëshironi ta fotografoni këtë ngjarje të mahnitshme, NASA iu sugjeron të përdorni lente me kënd të gjerë për të përfshirë sa më shumë nga qielli. Gjithashtu ajo shton që për të bërë foto të bukura duhet të largoheni nga vende me dritë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli