Balla: Partia Socialiste, shkollë e funksionimit demokratik – A2

Balla: Partia Socialiste, shkollë e funksionimit demokratik

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla doli në një konferencë për shtyp pas përfundimit të procesit zgjedhor brenda PS për zgjedhjen e kandidatëve që do të marrin pjesë në Kongres.

Numri dy i socialistëve tha procesi zgjedhor i PS shkoi mjaft mirë dhe ishte i rregullt dhe me standarde të larta.

“Sot përmbyllëm fazën e parë të procesit të riorganizimit të PS, me zgjedhjen e delegatëve. Votimi elektronik dhe votimi nëpërmjet postës ishin një demonstrim shumë i rëndësishëm. Sa herë PS ka zhvilluar zgjedhje, ka qenë shkollë për gjithë klasën politike. Nuk është regjistruar asnjë problematikë dhe procesi ishte i rregullt e me standarde të larta”, deklaroi Balla.

Edhe njëherë, Balla, i cili mban dhe postin e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste përmendi risitë që solli ky proces zgjedhor që ishte votimit elektronik dhe barazia gjinore.

“Barazia gjinore ishte risia më e madhe e këtij procesi. 47% e kandidatëve ishin gra dhe vajza. Në stadin aktual të PS ka nevojë për energji. Nga 706 delegatë të zgjedhur, 353 do të jenë gra dhe vajza dhe 353 burra dhe djem”, shtoi Balla.

Shkarkoni aplikacionin e A2