Basha në Devoll: Bujqësia, sektori më i braktisur – A2

Basha në Devoll: Bujqësia, sektori më i braktisur

Basha e vijoi turin e tij “Rrugëtimi për Shqipërinë” në Devoll, nga ku iu drejtua fermerëve të zonës se potenciali është i jashtëzakonshëm, por që iu mungon mbështetja e qeverisë.

“Kemi bërë hapa pas, fermeri është harruar. Kostot e rënduara e kanë bërë punën tuaj të pavlerë në treg. Produktet tuaja përfundojnë në kanal të pashitura sepse sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, është sektori më i braktisur. Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që qeveria nuk e mbështet fermerin me financime. Vit pas viti mbështetja për fermerët sa vjen e ulet. Edhe këtë vit mbështetja në buxhet është shumë e ulët. Potenciali është i jashtëzakonshëm, por ju mungon një qeveri që ju mbështet. Ne kemi një qeveri që ju rëndon me politika abuzive duke e renditur vendin në vendin e tretë më të korruptuar të botës. Edi Rama hyri në histori për rekordin e korrupsionit.

Më tej, Basha vijoi akuzat ndaj Kryeministrit. “Rama financon propagandën me paratë që ju merr ju. Korrupsionin e solli vetëm një njeri, Edi Rama që e ktheu vjedhjen në art. Vetëm muajt e fundit dhjetëra milionë euro zhduken dhe i jepen dy tre miqve të Ramës. Shikoni korporatën e investimeve, korporatën e hajdutërisë që është krijuar për të marrë pronat e shqiptarëve dhe për t’ia dhënë miqve të Edi Ramës. Për Edi Ramën është jetike kapja e drejtësisë. Vendi është zhytur në paligjshmëri. Zgjidhja e vetme për ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje janë zgjedhjet e lira. Ne kemi një plan për të dalë nga kriza, por për këtë duhet që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme parlamentare në një ditë me ato vendore”, tha Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2