Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Bufi” me motor elektrik që ecën me 400 km/h

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2019, 12:54 | Teknologji

Është një makinë me motor elektrik, por mban rekordin botëror për kohën më të shkurtër që i duhet të arrijë nga 0 në 100 km/h, vetëm 1,69 sekonda.

Aspark Owl (Bufi) është prezantuar këtë javë në panairin e makinave në Dubai. Makina e kompanisë japoneze Aspark, ka një motor tërësisht elektrik, që punon me një bateri me jone litiumi me 2012 kuaj fuqi, e cila mund të ngarkohet plotësisht në vetëm 80 minuta.

Në katalog shpejtësia maksimale është 402 km/h, duke u futur kështu në listën e makinave më të shpejta në botë. Makina është e ndërtuar me panele me fibra karboni dhe çelik të pastër. Ajo është gjithashtu një prej më të ulëtave, me lartësi maksimale 99 cm. Peshon vetëm 120 kg, duke e bërë gjithashtu edhe një prej më të lehtave.

Kompania ka prodhuar vetëm 50 copë dhe i ka vendosur një çmim prej 2,9 milionë eurosh.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani