Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Burime nga Presidenca: Meta fton Fondacionin “Soros” në takim për Gjykatën Kushtetuese

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2019, 18:42 | Politikë
Burime nga Presidenca: Meta fton Fondacionin “Soros” në takim

Burime nga Presidenca bëjnë me dije se Presidenti Ilir Meta ka ftuar në takim pjesëtarë të Fondacionit “Shoqëria e Hapur Soros”.

Sipas burimeve, takimi është propozuar të zhvillohet javën e ardhshme dhe do të diskutohet për ngërçin me Gjykatën Kushtetuese. Në takim gjithashtu janë ftuar edhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile të angazhuar më Reformën në Drejtësi.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Presidenti pritet të ftojë për takim edhe këshillin e ambasadorëve shqiptarë javën e ardhshme, për t’i informuar “për situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon izolimin e vendit”.

https://a2news.com/2019/11/16/presidenca-situata-dramatike-meta-do-te-takohet-me-kryetaret-e-partive-qe-braktisen-kuvendin/
https://a2news.com/video/meta-2-fjale-per-george-soros/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani