Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Është 9 vjeç, për një muaj diplomohet në Universitet

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2019, 12:04 | Lifestyle

Ai nuk luan shah dhe as ndonjë instrument muzikor. Por pëlqen shumë të luajë në “Fortnite” dhe “Minecraft” dhe sheh shumë “Netflix”.

Por ajo që është më e rëndësishme, 9-vjeçari Larunet Simons, nga Belgjika, shumë shpejt do të bëhet një prej personave më të rinj që diplomohet në Universitet. Për këtë arsye, mësuesit dhe të tjerët e kanë quajtur gjeni.

Në një intervistë për “New York Times” ai thjesht thotë “jam përtac”. Sepse nuk ka qejf asnjë sport. “Shumë persona kanë paragjykime për gjenitë e rinj”, thotë babai i tij, Alexander, dentist me profesion, në një intervistë telefonike me gazetën amerikane.

Në një periudhë kur të gjithë janë të dhënë pas rrjeteve sociale, Laurent ka arritur të mbledhë 13 mijë ndjekës në Instagram. Por më e rëndësishmja, po studion në Universitetin e Eindhovenit për inxhinieri elektrike. U pranua atje kur ishte 8 vjeç dhe për 10 muaj përfundoi programin mësimor të tre viteve.

Nëse gjithçka shkon mirë dhe do të arrijë të përfundojë projektin final – një qark elektronik të lidhur me trurin – në dhjetor do të largohet prej aty me një diplomë. “Më pas dua të studioj për mjekësi dhe të marr një Ph.D. për të krijuar organe artificialë”, tha ai. Laurent shkoi në klasë të parë kur ishte 4 vjeç, të mesmen e nisi kur ishte 6 vjeç. Ndërsa tani jeton me prindërit në Amsterdam.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani