“Liqeni Britani”, situatë e rënduar nga përmbytjet në ishull – A2

“Liqeni Britani”, situatë e rënduar nga përmbytjet në ishull

Vijon të jetë e rënduar situata në disa zona të Britanisë, si pasojë e motit të keq të pasuar me përmbytje që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh.

Situata duket se do të vazhdojë dhe më gjatë, për shkak të stuhive me shi që parashikohet të vijnë nga Atlantiku në ditët në vijim. Sipas meteorologëve në disa zona reshjet e shiut do t’ia lenë vendin borës dhe temperaturave të ulëta.

Zona më e prekur është ajo e South Yorkshire ku lumi Ray ka dalë nga shtrati dhe ka hyrë në dhjetëra banesa. Ekipet e ndihmës së shpejtë ndodhen në terren dhe raportohet se dëmet nga përmbytjet janë në shifra të pallogaritshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2