Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Premiera e “Triumph”, Kombëtarja nga fusha në kinema

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2019, 14:44 | Futboll
Premiera e “Triumph”, Kombëtarja nga fusha në kinema

Vetëm pak orë pas ndeshjes me Andorrën, Shqipëria mundohet të gjejë frymëzim te arritja historike e kualifikimit në Europianin 2016.

Skuadra kuqezi me trajnerin Edy Reja shkuan në kinema, për të ndjekur premierën e filmit-dokumentar “Triumf”. Ajo është historia e suksesit më të madh të Kombëtares, që tregon rrugëtimin e kuqezinjve, ngjarjet e paprecedentë në Beograd dhe festën për triumfin.

Historia tregohej nëpërmjet fjalëve të ish-trajnerit Gianni De Biasi, ish-kapitenit Lorik Cana dhe protagonistëve të tjerë si Mavraj, Gashi apo ish-ndihmës trajneri, Paolo Tramexani. Historia dhe emocionet e Triumf do të shërbejnë si motivim për ndeshjen e fundit kualifikuese te Euro 2020 ndaj Francës, që luhet këtë të diel.

A2 CNN Livestream

Dita jonë