“Situatë dramatike në vend”, Presidenti Meta paralajmëron vendime të rëndësishme – A2

“Situatë dramatike në vend”, Presidenti Meta paralajmëron vendime të rëndësishme

Presidenca jo vetëm që do të padisë të hënë kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, por edhe do të paraqesë provë në prokurori, një video që sipas zëdhënësit të Presidentit, do te faktoje shkeljet e Kushtetutës.

“Po administrohen prova të reja përvëluese që shtojnë mundësinë për të pasur edhe padi për persona e zyrtarë të tjerë. Brenda javës Institucioni i Presidencës do të publikojë një video me fakte të pakundërshtueshme për dhunimin që një bandë ka tentuar t’i bëjë Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese”.

Për Presidentin Meta situata e krijuar në vend është shumë dramatike. Për këtë arsye, kreu i shtetit ka njoftuar nisma, vendim edhe takime në ditët në vijim, që sipas tij janë shumë të rëndësishme.  Përmes një letre zyrtare drejtuar kryedemokratit Basha, ku vë në dijeni edhe kryetarët e tjerë të partive opozitare që dorëzuan mandatet, Presidenti kërkon takim nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme, shkruan Meta. Ai kërkon që takimi të zhvillohet mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019.

Ndërkohë, në krahun tjetër të bulevardit, në Kryeministri, takimet kanë nisur që në fundjavë. Burimet i thanë A2 se në zyrën e Ramës ishte e ngarkuara me punë e SHBA, Leyla Moses Ones, së bashku me ambasadorin e BE, Luigi Soreca. Situata aktuale politike ka qenë në fokus të takimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2