Probleme me zemrën, shtrohet në spital presidenti serb – A2

Probleme me zemrën, shtrohet në spital presidenti serb

Burime nga Presidenca serbe bëjnë me dije se presidenti Aleksandër Vuçiç është shtruar në spital për shkak të disa problemeve shëndetësore që ka shfaqur kohët e fundit.

Sipas një zëdhënësi të qeverisë, që nuk do të identifikohet, Vuçiç është shtruar në spitalin ushtarak të Beogradit, për shkak të disa problemeve kardiovaskulare. I njëjti burim shton se gjendja shëndetësore e presidentit është e qëndrueshme.

Vuçiç, një ish-ultra nacionalist, i kthyer drejt Bashkimit Europian u bë kryeministër i Serbisë në vitin 2014 dhe në vitin 2017 u zgjodh president i vendit.

Megjithëse, roli i presidentit është ceremonial, ai mban ende kontrollin si kreu i Partisë Progresive Serbe, e cila qëndron në pushtet prej vitit 2012.

Shkarkoni aplikacionin e A2