Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ulet avioni i parë pas 20 vitesh në Kuçovë

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2019, 09:54 | Aktualitet
Ulet avioni i parë pas 20 vitesh në Kuçovë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë një postim në profilin e saj në “Facebook”, ku ka bërë të ditur se për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane, fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare.

Po ashtu, Xhaçka thekson se këta avioni kanë përdorur bazën e Rinasit, por edhe atë të Kuçovës, ku është shënuar ulja e parë në 20 vite të një avioni me përmasa të tilla.

https://a2news.com/2019/01/24/nato-investon-51-milione-euro-ne-bazen-e-kucoves/

Ministrja e Mbrojtjes shkruan më të se Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë.

Ndërsa bashkëngjitur, ajo ka postuar edhe një video nga ulja e avionit në aeroportin e Kuçovës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë