Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Verstappen “rrëmben” Pole Position e fundit të sezonit

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2019, 20:47 | Sporte të tjera
Verstappen “rrëmben” Pole Position e fundit të sezonit

Max Verstappen do ta nisë nga vendi i parë garën e nesërme në pistën e Interlagos. Piloti i Red Bull e ndaloi kronometrin në 1:07.508 m, duke regjistruar xhiron më të shpejt në provat e Çmimit të Madh të Brazilit në Formula 1.

Në vend të dytë do të jetë Sebastian Vettel, të cilit i shpëtoi kreu i nisjes vetëm për 127 të qindtat më shumë, ndërsa i treti Hamilton. Koha e katërt më e mirë u realizua nga Charles Leclerc, por ai do ta nisë garën i 14-i, për shkak të penalizimit që pësoi nga ndërrimi i njësisë së fuqisë në “Kokëkuqen” e tij. Rreshti i dytë do të jetë për Mercedezet e Hamilton dhe Bottas.

Ky është Pole Position i dytë në karrierë për Max Verstappen. Holandezi, me Red Bullin e tij ishte me të vërtetë i shpejtë dhe përmirësoi xhiro pas xhiroje kohën e tij duke rrëmbyer kështu dhe vendin e parë në nisje. Ishte një garë e bukur sportive mes Ferrarit dhe Mercedesit, por 22 vjeçari nuk iu nënshtrua presionit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani