Zbardhen detaje nga përurimi i stadiumit, këngëtarë të njohur e balerina, prova deri në mesnatë – A2

Zbardhen detaje nga përurimi i stadiumit, këngëtarë të njohur e balerina, prova deri në mesnatë

Përurimi i stadiumit të ri “Air Albania” duket se është tema kryesore e këtyre ditëve të fundit dhe organizatorët nuk duan që ndonjë gjë të shkojë keq.

Një ceremoni madhështore është menduar përpara nisjes së ndeshjes eliminatore Shqipëri-Francë ku janë afruar artistë me emër për ta bërë këtë natë të paharrueshme.

Ndonëse organizatorët janë të rezervuar me detajet për ta bërë mbrëmjen edhe më të bukur, mësohet se do të ketë një koncert përpara nisjes së ndeshjes dhe një spektakël disa minutësh me dritat.

Në krye të gjithë këtij organizmi do të jetë kantautori Ardit Gjebrea, ndërsa mes emrave që do të performojnë zbulohen Flori Mumajesi dhe Era Istrefi, si dhe një grup balerinash. Duket se dhe artistët e kanë vlerësuar tej mase perfomancën e tyre në hapjen e impiantit gjigand të futbollit dhe për këtë arsye kanë bërë prova deri në mesnatën e së shtunës.

Shkarkoni aplikacionin e A2