75 vjetori i çlirimit të Tiranës, politika përkujton e ndarë dëshmorët – A2

75 vjetori i çlirimit të Tiranës, politika përkujton e ndarë dëshmorët

Politika ka përkujtuar e ndarë 75-vjetorin e Çlirimit të Tiranës. Kryedemokrati, ka zhvilluar homazhe përpara sheshit para Institutit të të Përndjekurve Politikë.

Nën tingujt e himnit kombëtar, Basha është përkulur në shenjë nderimi para memorialit, ku ka vendosur edhe kurora me lule.

Lulzim Basha homazhe përpara Institutit të të Përndjekurve Politikë

Një orë më pas, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësues të qeverisë dhe PS kanë zhvilluar homazhe te “Ushtari i Panjohur”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj në ceremoninë te “Ushtari i Panjohur”

ZV. Kryeministri Erion Braçe dhe kryebashkiaku Erion Veliaj akuzuan se forca politike njësoj si afro 80 vjet më parë po i dalin kundër SHBA dhe BE.

Shkarkoni aplikacionin e A2