Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Atentati ndaj prokurorit, Kejvina Kthella “troket” te Krimet e Rënda

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2019, 13:23 | Showbiz

Pasi dha shpjegime për llogari të hetimit të atentatit të 1 nëntorit në Shkozet ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy të tjerëve, modelja Kejvina Kthella “troket” në dyert e Gjykatës për Krimet e Rënda.

Vajza e showbiz-it shqiptar ka depozituar një kërkesë penale me objekt “kthim të sendeve të sekuestruara”. Sipas burimeve të A2, Kthella kërkon kthimin e aparatit telefonik celular, i cili i është sekuestruar nga prokurorët e Krimeve.

Kthella u mor në pyetje për shkak të miqësisë dhe komunikimeve të shpeshta telefonike, thirrje dhe sms, me Redian Rrajën, personin e vetëm të arrestuar deri tani si të dyshuar për atentatin.

https://a2news.com/2019/11/08/atentati-ndaj-prokurorit-fnsh-kontrolle-ne-lushnje-e-vlore/

Kërkesa e modeles pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka në ditët në vijim.

Në ngjarjen kriminale tek rreth-rrotullimi i Shkozetit u plagos prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, miku i tij, Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi, dhe shoferi Andi Maloku. Ky i fundit ndërroi jetë disa ditë pas ngjarjes për shkak të plagëve të marra në atentat. 

https://a2news.com/2019/11/05/prokurori-ndoja-une-nuk-i-trembem-askujt/#utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani