Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ceferin për Arenën Kombëtare: Nuk do ta quaja “Wembley i Ballkanit”, është ndryshe por e bukur

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2019, 19:40 | Futboll
Ceferin për Arenën Kombëtare: Nuk do ta quaja “Wembley i

Presidenti i UEFA Alexander Ceferin zhvilloi një konferencë të shkurtër për shtyp në ambientet e Stadiumit “Air Albania”, në prag të ndeshjes së Shqipërisë kundër Francës për kualifikueset e EURO 2020.  

Presidenti i organizmit europian të futbollit iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, që në plan të parë u interesuan për përshtypjet e tij për impiantin që po përurohet sonte.

Disa media tëhuaja e kanë quajtur atë si “Wembley i Ballkanit”, por Ceferin nuk parapëlqen krahasimet, sidomos me mitet e futbollit botëror. “Me shumë mundësi është një nga më të bukurit e Ballkanit. Por ajo që është më e rëndësishme tashmë keni një stadium me këto parametra, ku edhe familjet mund të vijnë të sigurta. Por nuk do ta quaja Wembley, se nuk dua krahasime me të mëdhenjtë. Është ndryshe, por është shumë i bukur”, deklaroi Ceferin.

https://a2news.com/2019/11/17/meta-dekoron-presidentin-e-uefa-ceferin-me-urdhrin-e-skenderbeut/

Ndërkohë, për polemikat midis FSF dhe Qeverisë për rimbursimin e TVSh mbi fondin e dhënë nga UEFA, Ceferin shndërrohet në “diplomat”. Sipas tij, “nuk kemi folur sot me Qeverinë për atë temë, të fokusohemi sonte tek stadiumi , më pas mund të kemi diskutime”, u shpreh ai.

A2 CNN Livestream

Dita jonë