
Pjesëmarrja në inaugurimin e Arenës Kombëtare, që tashmë ka marrë emrin zyrtar “Air Albania”, e presidentit të UEFA Aleksander Ceferin ka mobilizuar edhe autoritetet më të larta të shtetit.
Pak minuta më parë presidenti i Republikës Ilir Meta ka nderuar Ceferin me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, një nga më prestigjiozët e vendit.
Pas falënderimit ndaj presidentit Meta, Ceferin i është drejtuar stadiumit, bashkë me presidentin e FSHF-së Armand Duka, ku po zhvillohet një konferencë për shtyp.