Mirëseardhje e lagur për tifozët, defekti në sistemin e vaditjes i bën qull – A2

Mirëseardhje e lagur për tifozët, defekti në sistemin e vaditjes i bën qull

Një defekt sa i sikletshëm aq dhe qesharak, ndoshta i paparë në një stadium të tillë, ka ndodhur në Arenën Kombëtare pak minuta para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Francë.  

Pamjet tregojnë një defekt të sistemit të vaditjes së fushës, ku si pasojë një pjesë të tifozëve të ulur në radhët e para janë bërë qull.

Vërshimi i ujit ka vazhduar për disa sekonda, dhe patjetër që nuk ka qenë një mirëseardhje e mirë në këtë natë nëntori për tifozët që kanë paguar shtrenjtë biletën për eventin përurues.  

Shkarkoni aplikacionin e A2