Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

MotoGP, Marquez fiton në garën e fundit të Lorenzos

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2019, 15:09 | Sporte të tjera
MotoGP, Marquez fiton në garën e fundit të Lorenzos

Marc Marquez ka fituar Çmimin e Madh të Valencias në MotoGP, gara e fundit e Botërorit të motorëve dhe njëkohësisht gara e fundit në karrierë për Jorge Lorenzon, i cili pak ditë më parë njoftoi tërheqjen.

Lorenzo e mbylli në vendin e 13 garën dhe mori pikët që i nevojiteshin Hondës për të fituar titullin kampion për Konstruktorë.

Marquez, i cili e kishte fituar prej kohësh titullin kampion për pilotë, la pas Fabio Quartararo dhe Jack Miller, të cilët plotësuan podiumin.

Andrea Dovizioso, Álex Rins, Maverick Viñales, Joan Mir, Valentino Rossi, Aleix Espargaró dhe Pol Espargaró përfunduan garën në 10 vendet e para.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani