Ngërçi me Gjykatën Kushtetuese, Meta takon nesër opozitën – A2

Ngërçi me Gjykatën Kushtetuese, Meta takon nesër opozitën

Ilir Meta do të takohet nesër me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe me krerët e tjerë të partive opozitare që dorëzuan mandatet.

Ende nuk dihet ora e takimit.

Përmes një letre zyrtare drejtuar Bashës, ku vë në dijeni edhe kryetarët e tjerë të partive opozitare që dorëzuan mandatet, Presidenti i kërkoi takim nisur, sipas tij, nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2