Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Pragndeshja Shqipëri-Francë, kontrolle tifozëve që në… kufi

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2019, 14:57 | Futboll
Pragndeshja Shqipëri-Francë, kontrolle tifozëve që

Policia e Shtetit, në prag të ndeshjes Shqipëri-Francë, ka njoftuar se ka shtuar masat e kontrollit të tifozëve që kërkojnë të fusin në stadium fishekzjarre dhe kapsolla.

Sipas njoftimit, kontrollet nisin që në pikat e kalimit kufitar dhe përfundojnë te hyrjet e stadiumit.

“Si rezultat i masave të marra, Policia Kufitare e Morinës, gjatë kontrollit të ushtruar së bashku me autoritetin doganor në autobusin me drejtues shtetasin kosovar B.M., gjeti një çantë shpine me fishekzjarrë dhe kapsolla, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në këtë autobus udhëtonin në mënyrë të organizuar shtetas kosovarë për të marrë pjesë në ndeshjen e futbollit Shqipëri-Francë. Kontrollet e rrepta do vijojnë në të gjitha pikat e kalimit kufitar, dhe në çdo ambient ku dyshohet se mund të ketë fishekzjarre dhe kapsolla, si dhe për elementë me precedent kriminal që mund të tentojnë për të hyrë në stadium”, lexohet në njoftimin e policisë.

“Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e tifozërisë dhe sportdashësve që të respektojnë me rigorozitet gjithë udhëzimet e dhëna nga Policia dhe Federata e Futbollit dhe të mos tentojnë për të futur në stadium sende të kundraligjshme pasi do përballen me pasojat ligjore”, shton më tej njoftimi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani