Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Publik fantastik, por Kosova mposhtet rëndë nga Anglia

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2019, 20:15 | Futboll

Ishte një festë, dhe festë mbeti, edhe pse më shumë festuan anglezët.

Në një stadium Fadil Vokrri të mbushur me mbështetës të “Dardanëve” por edhe të yjeve anglezë si Harry Kane dhe Rashford, kosovarët u mundën me rezultatin e thellë 0-4, që nuk përfaqëson më së miri nivelin e ndeshjes.

Kane shënon golin e dytë

Pas minutave të para, ku djemtë e Challandes u shquan për kombinim edhe agresivitet, anglezët arrijnë të përfitojnë dhe shënojnë me mesfushorin Winks (’32).

https://a2news.com/2019/11/17/anglia-ne-avantazh-por-mediat-angleze-habiten-ne-asnje-vend-tjeter-na-kane-pritur-keshtu/

Pjesa e dytë nuk ka pothuajse histori, edhe pse janë 12 minutat e fundit që janë fatale për Kosovën. Në të 79’ Kane tregon se çfarë është një “bomber” i vërtetë, ndërkohë që goli i tretë është një kundërsulm perfekt ku Rashford tregon gjakftohtësi.

Në minutat e fundit, një gabim trashanik në mbrojtje i dhuron topin dhe golin Mount.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani