Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Ai nuk është president, është Mbret”... batuta nga vizita e Ceferin në “Shtëpinë e Futbollit”

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 14:28 | Futboll

Nuk kanë munguar batutat gjatë vizitës që një ditë më parë, Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, realizoi në Shqipëri, ku vizitoi stadiumin e ri të skuadrës kombëtare, por edhe zyrat e reja të Federatës së Futbollit, që janë ende duke u ndërtuar.

Gjatë vizitës në selinë e re të FSHF, Presidenti i Federatës Hungareze të futbollit dëgjohet teksa i thotë Ceferin-it. “Ai nuk është president, është Mbret”, thotë Sándor Csányi.

Në një tjetër moment, vizitorët pyesin se sa ka kushtuar godina e re e futbollit shqiptar dhe mësojnë se ka kushtuar 5 milionë euro. “Si fillim 5 milionë, pastaj...”, thotë Ceferin.

Të dielën, Presidenti i UEFA-s vlerësoi stadiumin e ri të kombëtares, ndërsa u dekorua nga presidenti Meta, me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, një nga më prestigjiozët e vendit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani