Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dy të vdekur nga aksidentet në Elbasan dhe Kavajë

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 18:14 | Kronikë
Dy të vdekur nga aksidentet në Elbasan dhe Kavajë

Dy aksidente me pasojë vdekjen e dy personave kanë ndodhur në Elbasan dhe Kavajë pasditen e së hënës.

Në lagjen "28 Nëntori",  Elbasan, shtetasi L.K., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen", ka aksidentuar një këmbësor, rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Ndërkohë, rreth orës 17:40, në rrugën dytësore të Malit të Robit, automjeti me drejtues shtetasin B. F ka përplasur çiklistin G. L., 52 vjeç. Si pasojë e përplasjes, çiklisti shtetasi G. L si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë