Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Aksidenti i tmerrshëm në MotoGP, rrëzohet vetë dhe më pas hidhet në ajër nga motori i kundërshtarit

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 15:16 | Futboll
Aksidenti i tmerrshëm në MotoGP, rrëzohet vetë dhe më

Piloti i MotoGP, Johann Zarco u hodh në tokë nga motori i kundërshtarit, në një nga aksidentet më të frikshme dhe të çuditshme që është parë në garat me motorë.

Francezi Zarco u rrëzua në kthesën numër 6 të pistës së Valencias dhe përfundoi jashtë piste. Por, fati i keq nuk përfundoi këtu për të. 29-vjeçari, i cili u ngrit dhe po ecte i dëshpëruar drejt motorit të tij, me kurriz nga pista, nuk pa që një tjetër pilot u rrëzua po në të njëjtin vend. Motori KTM i Lecuonas rrëshqiti dhe goditi nga pas me shpejtësi të madhe Zarcon, duke e hedhur në ajër.

https://www.youtube.com/watch?v=4jUvfxUOB9U

Fatmirësisht, për francezin nuk pati këmbë të thyer.

“Ishte goditje e fortë dhe nuk po e ndjeja më kaviljen e majtë. Isha i sigurtë që e kisha thyer, pasi as nuk e lëvizja dot. Por, tani duket se kockat i kam mirë, megjithëse ligamentet besoj se janë dëmtuar. Do të pres analizat”, tha pas garës piloti francez.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani