Basha nga Lezha: Jeta e fermerëve e vështirë, do të ofrojmë zgjidhje – A2

Basha nga Lezha: Jeta e fermerëve e vështirë, do të ofrojmë zgjidhje

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka vazhduar turin e tij “Rrugëtimi për Shqipërinë” edhe këtë të hënë, ku është ndalur në Lezhë.

Basha është shprehur se jeta e fermerit është bërë shumë e vështirë për shkak të rritjes së kostos dhe braktisjes nga shtetit.

Basha tha se PD do të ofrojë zgjidhje dhe mbështetje për fermerët. “Të gjithë e dëgjuam jehonën e shqiptarëve. Mesazh i qartë për Ramën që të hapë rrugën për zgjedhje të lira e të ndershme që janë dhe zgjidhja e krizës që ka pllakosur. Bujqësia është prioritet në buxhetin e shtetit. Rama jep 120 milionë euro për 10 oligarkë, për fermerët vetëm një të dhjetën. Qeveria e PD do ofrojë zgjidhje jo propagandë boshe mashtrimi”, tha Basha nga Lezha.

Shkarkoni aplikacionin e A2