Buxheti 2020, institucionet e drejtësisë të pakënaqura – A2

Buxheti 2020, institucionet e drejtësisë të pakënaqura

Institucionet e drejtësisë janë të pakënaqura me buxhetin që iu është akorduar për këtë vit.

Prokuroria e Përgjithshme ngriti si shqetësim jo vetëm uljen e buxhetit, por edhe shkurtimin e 60 punonjësve.

Sipas drejtorit të financave, Luan Abazi, kjo gjë do të sjellë kaos në punën e Prokurorisë. Por ndryshe mendon mazhoranca, sipas saj largimet bëhen për krijimin e Prokurorisë së Posaçme dhe kjo është një çështje e mbyllur.

Do të jetë KLP-ja që do të vlerësojë nëse do të bëhet zëvendësimi i te larguarve. Edhe Gjykata Kushtetuese, shprehet e zhgënjyer, pasi sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Eugen Papandile buxheti është ulur me 3 mln lekë.

Ai kërkoi gjithashtu më shumë fonde për rikonstruksionin e godinës së dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit.

Shkarkoni aplikacionin e A2