Eurokomisioneri për zgjerimin, Varhelyi bind komisionin e PE, javës tjetër votimi i fundit – A2

Eurokomisioneri për zgjerimin, Varhelyi bind komisionin e PE, javës tjetër votimi i fundit

Lajm i mirë për presidenten e zgjedhur të Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen. Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian mbështeti kandidatin e propozuar nga Hungaria për drejtimin e komisionit të zgjerimit dhe fqinjësisë së mirë.

 Oliver Varhelyi, mori dritën e gjelbër, ndërsa votimi final për konfirmimin e tij në këtë post do të zhvillohet javën e ardhshme në Strasburg.

Kjo mbështetje për kandidatin hungarez është një lajm i mirë edhe për Ballkanin Perëndimor. Në seancat dëgjimore të Parlamentit Europian, Varhelyi konfirmoi mbështetjen për çeljen e negociatave te anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shkarkoni aplikacionin e A2