Shumë emocione në Çmimin e Madhe të Brazilit, në Interlagos.
Triumfi është i Max Verstappen, fitorja e tetë në karrierë, pas një gare ku për dy herë kaloi kampionin e botës Hamilton. Podiumi pas tij sjell plot surpriza. Në vend të dytë francezi Gasly me Toro Rosso, në vend të tretë spanjolli Carlos Sainz Jr, i cili garon me McLaren dhe nisej nga vendi i fundit.
Gjithsesi, ngjarja më e bujshme gjatë garës ndodhi gjashtë xhiro nga fundi, kur dy Ferrarit u përplasën mes tyre. Leclerc në vendin e pestë, tentoi parakalimin e Vettel, ndërkohë që gjermani dukshëm devijoi trajektoren për ta penguar.
Rezultati? Të dy makinat përfunduan jashtë pistës, dhe ndoshta përfundoi edhe marrëdhënia mes dy pilotëve.