Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

“Gjithmonë gati”... Kim Jong Un kërkon të ndërtojë ushtrinë e pathyeshme

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 14:53 | Bota

Lideri koreano-verior, Kim Jong Un, pozoi për fotografi me trupat parashutiste të ushtrisë së tij gjatë stërvitjes që ata po kryejnë për t’u shndërruar në një “ushtri të pathyeshme”.

Ushtria koreano-veriore është në ditën e dytë të stërvitjes, ndërkohë që në anën tjetër të kufirit, ajo koreano-jugore ndërpreu stërvitjen e përbashkët me forcat amerikane, në përpjekje për të krijuar hapësirë për pak diplomaci. Ndërsa Kim shihte trupat e tij në aksion, Presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje që të vepronte shpejt dhe të firmoste marrëveshjen.

Ndërsa media shtetërore e Koresë së Veriut raportoi se Kim u kishte thënë ushtarëve që ishte e rëndësishme të kryheshin stërvitje të tilla të pa paralajmëruara për shkak se ushtria e tij “duhet të jetë gjithmonë gati dhe e pathyeshme”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani