Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Grabitja në Rinas, zgjaten me 3 muaj hetimet. Veselit i kërkohet ADN-ja

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 16:57 | Kronikë
Grabitja në Rinas, zgjaten me 3 muaj hetimet. Veselit i kërkohet

Prokuroria për Krimet e Rënda ka zgjatur me tre muaj afatin e hetimit për grabitjen e 9 prillit 2019 në Rinas, ku persona të armatosur dhe maskuar mundën të vjedhin gati 6 milionë euro brenda pistës së aeroportit.

Sipas burimeve të A2, kërkesa për shtyrje të afatit është argumentuar nga prokurorët me nevojën e kohës shtesë për kryerjen e disa veprimeve hetimore, mes të cilave analiza krahasuese të gjurmëve të ADN-së të gjetura në furgonin e grabitësve me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, si edhe analizimi i të gjithë tabulateve telefonike të personave të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.

Të arrestuarit Oltion Veseli, Renaldo Sula dhe Elton Pikli nuk kanë qenë dakord me zgjatjen e afatit. Ata e kanë ankimuar në Gjykatën për Krimet e Rënda, ku kërkesat penale në fjalë pritet të shqyrtohen në 19 nëntor.

Ndërkohë, për llogari të këtij hetimi, gjykata ka lejuar pak ditë më parë prokurorinë t’i marrë një profil gjenetik të paraburgosurit Oltion Veseli, për analiza ADN-je. Në seancat e kaluara, ai ka kundështuar të japë mostër pështyme, me pretendimin se i është marrë një e tillë në polici menjëherë pas arrestimit.

Deri më tani, policia ka arrestuar 7 persona për grabitjen e 9 prillit në Rinas dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë, mes të cilëve edhe 31-vjeçari Klement Çala. Një prej autorëve të grabitjes, Admir Murataj, mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli