Ndeshjet e fundit të kualifikueseve për Euro 2020 kanë ofruar një breshëri golash, ku mbi të gjitha spikat rezultati i Italisë. Djemtë e Roberto Mancinit kanë mposhtur në Palermo modestët e Armenisë me rezultatin 9-1, ku Zaniolo, Chiesa dhe Immobile u kënaqën me dygolësha.
Gjashtë gola edhe për Zvicrën e kualifikuar, që shkatërron Gjibraltarin 1-6 në grupin D, ai më i ekuilibruari i natës, ku spikati përballja direkte midis Irlandës dhe Danimarkës. Danezët kaluan në avantazh në të 73-ën, ndërkohë që irlandezët barazuan pesë minuta nga fundi.
Finalja ishte dramatike, sepse një fitore do të kualifikonte ekipin që luante në shtëpi, por në fund festojnë danezët që kualifikohen pasi në turneun e mëparshëm u eliminuan pikërisht nga Shqipëria e De Biasit.
Spanja shkatërron Rumaninë 5-0, ndërkohë që Greqia mund Finlandën, por është kjo e fundit e kualifikuara në EURO 2020.