Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Krasniqi: Lojë politike për kontrollin e Kushtetueses, do të marrë 2 vendime të rëndësishme

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 14:33 | Politikë
Krasniqi: Lojë politike për kontrollin e Kushtetueses, do të

“Unë nuk mendoj se është një konflikt mes Presidentit dhe institucionit të Kryeministrit, por më shumë se sa kaq. Kjo është një lojë politike që synon kontrollin e Gjykatës Kushtetuese kur ajo pritet të marrë dy vendime shumë të rëndësishme që prek të gjitha institucionet”.

Kështu e ka quajtur analisti Afrim Krasniqi përplasjen mes Presidencës dhe Mazhorancës sa i përket plotësimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Vendimi i parë do të jetë në lidhje me legjitimitetin e 30 qershorit, ndërsa vendimi i dytë lidhet me përpjekjet e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit. Më shumë se sa në parime dhe standarde, palët janë fokusuar te kontrolli. Për vetë faktin që Kushtetuesja mungon dhe duhet të ishte rregullator, asnjë institucion tjetër nuk mund ta bëjë këtë rol dhe për pasojë të gjitha palët e lexojnë këtë në mënyrën se si atyre ju intereson”.

I pyetur për padinë penale që Meta ka paralajmëruar ndaj Dvoranit, kreut të KED, Krasniqi e quajti këtë si mjet politik të momentit.

“Janë më shumë mjete politike për momentin politik. Nuk mundoj se lidhet me ndonjë shkelje të dukshme prej tyre. Problemi është se palët po luftojnë për ta dëmtuar besueshmërinë publike. Kështu që të kishte qenë në vendin e Dvoranit do të kishte qenë sulmuar”, u shpreh Krasniqi.

Gjithsesi, në lidhje me mënyrën se si e ka kaluar vetting-un zoti Dvorani, Krasniqi tha: "Ka një paradoks të madh, për të cilën duhen fajësuar njerëzit që kanë bërë Reformën në Drejtësi. Për një numër individësh të cilët drejtojnë sistemin ka vetting, ndërsa për një numër tjetër nuk ka vetting. Në rastin konkret, zoti Dvorani e kaloi vetting-un, por me një standard që lë shumë për të dëshiruar, duke mos ndjekur të njëjtën praktikë pune siç u ndoq me kolegët e tjerë".

Pozicioni i opozitës...

“Kjo është gjëja e mirë që ka bërë në këtë periudhë. Kjo sepse është e gabuar që një parti të shkojë pas një individi. Ajo që është e gabuar tani nga opozita është ajo që po kryen një fushatë publike dhe të krijon përshtypjen që ka ardhur në pushtet dhe po bën programin e qeverisjes. Por vendi ndodhet në krizë politike të thellë dhe nuk shohim asnjë përpjekje për zgjidhjen e kësaj krize. Detyra numër një e opozitës është takojë institucionet, ndërkombëtarët dhe të jepet një zgjidhje për krizën”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani