Libër në miniaturë i shkruar në moshën 14-vjeçare, Bronte del në ankand – A2

Libër në miniaturë i shkruar në moshën 14-vjeçare, Bronte del në ankand

Një libër në miniaturë i shkruar nga adoleshentja Charlotte Bronte do të shkojë nën çekiçin e një ankandi në Paris, për një vlere prej 600 mijë deri në 800 mijë euro.

Bronte e shkroi dorëshkrimin e papublikuar, jo më të madh se sa një kuti shkrepëse në vitin 1830-të kur ishte 14 vjeç dha ai ka qenë në duar të pronarëve privatë që prej vdekjes në 1855.

Dorëshkrimi i mbushur me 4 mijë fjalë në 20 faqe përmban pasazhe të shkruara në formën e një ditari, me personazhe që Bronte dhe vëllezërit e saj krijuan në një botë imagjinare… tw quajtur “Qyteti i qelqte”.

“Është shkruar me shkrim kaq të vogël pasi ata kishin një baba shumë strikt, gati tiran, i cili me gjasë nuk i linte të luanim”, shprehej Ariane Adeline, eksperte dorëshkrimesh.

Bronte ka shkruar historitë shkurtra për revista gati dy dekada para se të publikohej klasiku i letërsisë së shekullit të 19-të, Jane Ayre.

“Ishte fillimi i të shkruarit të saj. Që atëherë ishte e sigurte dhe e dinte se për çfarë do të shkruante”, tha Ariane Adeline, eksperte dorëshkrimesh. Judi Dench, dama e teatrit dhe filmit britanik, ka udhëhequr përpjekjet për kthimin e librit në muzeun kushtuar Bronte-së në Haworth të West Yorkshire. Muzeu nuk arriti dot ta bënte të tijin kur ai doli për herë të parë në ankand në 2011-tën.

Shkarkoni aplikacionin e A2